
Distrikti Rems-Murr në rajonin e Shtutgartit që është i njohur për peizazhet piktoreske, vreshtat, pyjet dhe luginat idilike, tani është shndërruar në kaos.
Shiu i dendur i ditëve të fundit bëri që kjo zonë, më saktë jugu i Gjermanisë të ketë përmbytje. Nga pamjet e publikuara, shihen se makinat që peshonin disa tonë u lanë nëpër rrugë sikur të ishin të lehta si një pendë. Ata u grumbulluan njëra mbi tjetrën, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv
Policia gjermane ka njoftuar se deri më tani raportohet edhe për 20 persona të zhdukur.,
“Është e paqartë nëse njerëzit janë të zhdukur. Kjo për shkak se rrethet Schlechtbach dhe Klaffenbach janë pjesërisht të përmbytura dhe shërbimet e urgjencës nuk kanë shkuar ende në të gjitha ndërtesat”, thanë zyrtarët e policisë.
Ndryshe,në zjarrfikës vullnetar ka vdekur gjatë një operacioni shpëtimi shkaku i shiut të dendur dhe përmbytjeve në jug të Gjermanisë, shkruan Klankosova.tv


