
Këshilltari i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për politikën e jashtme, Ofir Falk, konfirmoi sot se Izraeli ka pranuar planin për një armëpushim në Gaza të paraqitur nga presidenti amerikan JoeBiden.
“Plani nuk është një marrëveshje e mirë, por ne kërkojmë lirimin e pengjeve,” tha Falk.
Ai vuri në dukje se kushtet e Izraelit për lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit si një organizatë terroriste nuk kanë ndryshuar dhe se nuk do të ketë armëpushim të përhershëm derisa të përmbushen.
Faza e parë përfshin një armëpushim dhe lirimin e disa pengjeve, pas së cilës palët do të negociojnë për ndalimn e armiqësive për një fazë të dytë në të cilën robërit e mbetur të gjallë do të lirohen, tha Biden.
Hamasi ka mirëpritur përkohësisht nismën e presidentit amerikan. Hamasi kërkon përfundimin e luftës në Gaza, tërheqje të të gjitha forcave, lëvizje të lirë për palestinezët dhe ndihmë për rindërtimin e vendit.