Ulet numri i banorëve në RMV

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e parë të vitit 2024 ka pasur 3632 lindje të gjalla dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i tyre është ulur për 0,7 për qind.

Numri i personave të vdekur në tremujorin e parë të vitit 2024 shënoi një rënie prej 0,6 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023 dhe arriti në 5199 persona, nga të cilët 8 ishin foshnje.

Shtesa natyrore është negative, pra -1567 persona, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i të vdekurve.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se më së shumti të porsalindur ka në Shkup, 1.132 nga gjithsej 3.632 të sapolindur. Vendbanimet tjera kanë shumë më pak të porsalindur, kështu që e para pas Shkupit është Kumanova me 217 të porsalindur, e ndjekur nga Tetova me 188 të porsalindur në tremujorin e parë.

Në tremujorin e parë të vitit 2024 janë lidhur 2488 martesa, që është një rritje prej 3,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Në këtë tremujor janë pranuar 597 raporte për martesa të divorcuara.