
Në Saraj, Gostivar e Aerdorom me shumë gjasa do të mbahen zgjedhje të parakohshme komunale.
Sipas Kodit Zgjedhor, posti i deputetit apo ministrit ka konflikt me pozitën e kryetarit të komunës.
Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka vendosur të largohet nga posti i kryetarit të komunës së Sarajit dhe t’i përkushtohet punës parlamentare. Mandati deputet i Bexhetit dje në Kuvend u verifikua, me çka Saraji do të duhet të zgjedh kryetar të ri.
Edhe emri i Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, po përmendet gjithnjë e më shumë si ministër i ardhshëm i Shëndetësisë, dhe nëse ai pranon të jetë ministër, zgjedhjet të parakohshme lokale do të mbahen edhe në Gostivar.