Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në rrjedhë është dorëzimi i të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025. Procesi do të rrumbullaksohet në fillim të muajit qershor, në mënyrë që nxënësit të kenë në kohë tekstet shkollore të nevojshme, para fillimit të vitit të ri shkollor.
Procedura për shtypjen e teksteve të reja shkollore ka filluar dy javë më parë, ndërsa çdo shkollë do të marrë tirazhin e kërkuar përmes aplikacionit të posaçëm elektronik të Ministrisë.
Çështjen e teksteve të reja shkollore e zgjidhëm në mënyrë sistematike dhe afatgjate. Në ndërkohë, MASH-i së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në përpilimin e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore, sepse është një nga kushtet themelore për edukim cilësor, përkatësisht në procesin edukativo-arsimor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës