Dje në ora 11:43 në SPB Tetovës, M.N ka raportuar se gjatë punimeve ndërtimore dhe gërmimit të rrugës në rrugën “JNA” në Gostivar, ka gjetur disa mjete shpërthyese, njofton MPB.
“Është kryer kontroll nga ekipi i DPB Gostivarit, ku nga ana e piroteknikut të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është konstatuar se janë 29 granata të kalibrit 100 mm të prodhimit gjerman, me prejardhje nga Lufta e Parë Botërore”.
“Granatat janë larguar në mënyrë të sigurt për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.