Qeveria e re, negociatat janë në fazë të avancuar

Negociatat për formimin e Qeverisë së re janë në fazë të avancuar, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Nga kjo parti theksojnë se në fokusin e negociatave janë integrimi evropian, ekonomia dhe lufta kundër krimit të organizaur dhe korrupsionit. Zëdhënësi i VMRO-së Naum Stoilkovski tha se deri në arritjen e marrëveshjea përfundimtare nuk do të shpalosin detaje nga ndarja e resorëve. Megjithatë, siç shtoi ai, tani po diskutohen funksionet politike dhe ekonomike.

“VMRO-DPMNE është gjithashtu e vëmendshme ndaj zgjidhjeve personale të ofruara në negociatat e koalicionit, me ç’rast ato nuk duhet as të kompromentohen në çfarëdo mënyre dhe të jenë të përkushtuar ndaj punës dhe reformave që do të vijojnë”, tha Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga partia nuk donin të prononcohen se me kë po negocionin për hyrjen në Qeveri, por theksuan se gjatë ndarjes së resorëve, do t’i kushtohet vëmendje raportit të vendeve të fituara të deputetëve.

“Në negociatat po i kushtohet vëmendje cilësisë së vetë ndarjes dhe numrave që VMRO-DPMNE-ja i ka fituar në Parlament. Negociatat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, theksoi Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Jozyrtarisht, tashmë është arritur marrëveshje parimore midis VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Vlen” për ministritë që do t’i drejtojnë. Sipas informacioneve të Alsat, koalicioni “Vlen” do të kryesojë gjashtë ministri – atë të ekonomisë, mjedisit jetësor, shëndetësisë, sistem politik, punës dhe politikës sociale, ndërsa do të ketë edhe ministër pa resor. Pjesë e negociatava është edhe Sekretariati për çështjet evropiane. “Vlen” do të ketë gjithashtu pesë zëvendësministra, në Ministrinë e Bujqësisë, Kulturës, Arsimit, Mbrojtjes, Transportit dhe Lidhjeve, si dhe në Ministrinë e Brendshme. Koalicioni gjithashtu do të propozojë edhe pesë sekretarë shtetërorë, ndërsa jozyrtarisht pjesë e marrëveshjes është edhe posti i Kryetarit të Kuvendit. Emri i Afrim Gashit përmendet më së shumti si kryeparlamentar i ardhshëm.

Përndryshe, VMRO-DPMNE-ja nuk u përgjigj sot nëse po negociojnë edhe me partinë “ZNAM”. Nga partia e Maksim Dimitrievskit sot ishin të padisponueshme për të komentuar. Ata dy ditë më parë informuan se nuk do të ndajnë qëndrimet e tyre për pjesëmarrjen e tyre eventuale në Qeverinë e re derisa të marrin ftesë zyrtare nga VMRO-DPMNE-ja. Megjithatë, jozyrtarisht, edhe kjo parti tashmë është pjesë e procesit të negociatave të iniciuara nga VMRO-DPMNE-ja.

Marrëveshje përfundimtare pritet të arrihet deri të martën, kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, ndërsa Qeveria e re do të formohet deri më 20 qershor./Alsat.mk