Fundjava e vazhduar/ Qytetarët shfrytëzojnë ditët e lira për të dal jashtë vendit

FUNDJAVA E VAZHDUAR

Ditët e lira të fundjavës së zgjatur qytetarët i kanë shfrytëzuar për të dalur jashtë vendit. Në orët e mëngjesit të sotëm në pikat kufitare ka pasur trafik të ngjeshur. 

Fundjavën e zgjatur qytetarët e vendit e kanë shfrytëzuar për të dalur jashtë vendit. Këtë  më së miri e përshkruajnë pamjet në vendkalimet kufitare. Flusks më i madhë i qytetarëve janë regjistruar në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. Nga  video-kamerat e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore  të vendosura në vendkalimin kufitar, në mënyrë evidente është rritur frekuenca e automjeteve të cilat presin për dalje nga vendi dhe hyrje në Greqi. E njejta situatë është edhe pikat tjera kufitare të vendit. 

Në anën e Maqedonisë së Veriut nga kufiri për dalje në të gjithë korsitë presin autombila, autobusë dhe automjete transportuese.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) informojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Qarkullimi i rritur i automjeteve në vendkalimet kufitare me Greqinë është i zakonshëm në ditë jopune si i sotmi, të cilin një pjesë e madhe e qytetarëve e lidhin me fundjavën.

Përveç, pikave kufitare qarkullim i shtuar i komunikacionit ka pasur edhe në pik pagesat e vendit, ku shumica e qytetarve janë drejtuar drejtë Mavrovës, Strugës e Ohrit. 

Në pajtueshmëri me Ligjin për festat në vend, 24 Maji është festë shtetërore dhe ditë jopune për të gjitë qytetarët. /tvklan.mk/