
Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se tashmë ka nisur procesi i vaksinimit të personave që sivjet do të shkojnë në Haxh. Nga BFI thonë se nisja për në Haxh do të bëhet më 4 qershor.
“Nga data 21 maj në Qendrat e shëndetit publik në koordinim mes BFI-së dhe Muftinive, si fazë e përgatitjeve përfundimtare filloi vaksinimi i haxhilerëve që do të udhëtojnë për në Haxh.
Vaksinimi filloi në Muftininë e Gostivarit, Shkupit dhe gjitha muftinitë e BFI-së. Përveç vaksinimit, nga stafi mjekësor haxhilerët morën edhe këshilla dhe rekomandime të nevojshme shëndetësore lidhur me parandalimin e sëmundjeve infektive. T
ë gjithë haxhilerët në vazhdimësi do të informohen për hapat e mëtutjeshme përgatitore para nisjes për në Haxh. Udhëtimi i haxhilerëve drejtë vendeve të shenjta fillon me datë 4 qershor”, thonë nga BFI.