Raportet RMV-Bullgari/ Siljanovska: Diplomacia kulturore më e fuqishme se ajo tradicionale!

Presidentja Siljanovska Davkova, pas marrjes së funksionit, bëri paraqitjen e parë publike.

As më pak e as më shumë, ajo mori pjesë në një premierë të Operës dhe Baletit të Sofjes në kuadër të edicionit të 52-të “Netët e majit të operës”.

Në kohën kur nuk kanë të ndalur reagimet nga Greqia dhe Bullgaria, praninë e saj në këtë ngjarje, Sofja e ka karakterizuar si shenjë drejt miqësisë.

“Unë kënaqem me diplomacinë kulturore dhe besoj se diplomacia kulturore është më e fuqishme se ajo tradicionale. Për këtë shkak erdha që të kënaqem. E njoh edhe akademikun, Plamenin, mendoj se do ta ndez zjarrin kulturor këtu”. tha Siljanovska-Davkova

Ndryshe, vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Siljanovskës do të jetë në Vatikan dhe Romë me rastin e shënimit të ditës së iluministëve maqedonas Shën Kirili dhe Metodi.

Sipas paralajmërimeve të mediave bullgare atje, për të njëjtën arsye, do të jetë edhe Presidenti bullgar, Rumen Radev.

Por, për momentin, nuk dihet nëse do të ketë takim mes dy presidentëve.