Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin kyç në Ukrainë

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Buhruvatka në rajonin Kharkiv të Ukrainës, raporton ministria e mbrojtjes ruse, sipas Reuters.

Pretendimi vjen disa orë pasi agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se pjesët perëndimore dhe veriore të Vovchansk në rajonin Kharkhiv të Ukrainës kishin rënë gjithashtu.

Rusia nisi fundjavën që lamë pas një sulm masiv përgjatë kufirit verilindor të Ukrainës në rajonin e Kharkiv.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se forcat e saj kishin marrë pesë fshatra kufitare në rajonin e Kharkivit.

Drejtuesi i ushtrisë ukrainase, Oleksander Syrskyi tha të dielën se forcat ukrainase po bënin gjithçka të mundshme për të mbajtur vijën e frontit.

Në sulmin e ushtrisë ruse mbi qytetin e dytë më të madh në Ukrainë janë përfshirë më shumë se 30 mijë trupa ushtarake.

“Për momentin, veprimet ruse në zonën kufitare janë duke vazhduar ”, tha Oleksandr Lytvynenko, sekretari i emëruar së fundmi i këshillit të sigurisë të Ukrainës .

“Mund të themi se nuk shohim ndonjë kërcënim për sulm ndaj qytetit të Kharkiv. Por ka shumë rusë , shumë. Rreth 50,000 ishin në kufi.”, shtoi ai.