Gjimnazi “Dr-Ibraim Temo” është  një ndër shkollat më të sukseshme në aktivitetet sportive që organizohen në Maqedoninë e Veriut

Gjimnazi “Dr-Ibraim Temo” është  një ndër shkollat më të sukseshme në aktivitetet sportive që organizohen në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka dëshmuar me rezultatet e arritura në të gjitha garat duke lënë pas të gjitha shkollat e vendit.
Kështu, në gjimnaziaden qe u mbajt më datat 9 dhe 10 maj në qytetin tonë, gjimnazi “Dr Ibrahim Temo” garoi në shumë disiplina dhe lojra sportive duke u shpallur më i miri në nivel të shtetit në shumicën e garave, si: 

● Kampion në futboll për djem
●Kampion në futboll  për vajza
● Kampion në basketboll  per djem, ndërkaq të dytët u radhitën në
Futsall për vajza dhe të katërt në volejboll për djem.
Nxënësit tanë arritën sukses të shkëlqyeshëm edhe  në garat atletikës që u mbajtën ne Ohër, ku nxënsja Stina Hoxha zuri vendin 3-të në garat shkollore republikane  në kërcim së larti kurse nxënësi , Drini Hajredini zuri vendin e 3-të në vrapim në 1000 m.
Falë punës së profesorëve te sportit klubeve sportive dhe sportistëve, Struga është një ndër qytetet me sportive në Maqedoninë e Veriut dhe kjo u dëshmu më së miri edhe këtë herë me rezultatet e arritura nga nxënësit e shkollës sonë. 

P.S. Gjimnaziada mbahet çdo vit dhe në të marrin pjesë katër shkollat finaliste te garave qe zhvillohen gjatë vitit  ne sporte  te ndryshme në të gjithë vendin. Domethënë shkollat me rezultatet më të mira në Maqedoni marrin pjesë gjimnaziadë ).