
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka mbërritur në selinë e VLEN në Shkup për të biseduar për formimin e koalicionit qeveritar.
Kreu i kësaj partie, Mickoski theksoi se pas takimit nuk do të ketë deklarata dhe se partia do të dal me një komunikatë për ecurinë e bisedimeve të sotme.
Nga këto dy koalicione theksuan se fillimisht do bisedohet për parimet dhe prioritetet e bashkëqeverisjes dhe më pas për ndarjen e dikastereve ministrore.(INA)