
Komisioni Evropian ka dhënë kredi për Maqedoninë në vlerë prej 50 milionë euro, si kësti i parë i operacionit aktual për ndihmë makrofinanciare për vendin.
Siç njoftoi sot Komisioni Evropian, këto fonde duhet të ofrojnë mbështetje shtesë për Maqedoninë, ekonomia e së cilës është prekur rëndë nga kriza energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.
“Ndihma do të mbështet qëndrueshmërinë makroekonomike dhe do të sigurojë reformat e mëtejshme në lidhje me programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Maqedoninë.
Kjo do t’i ndihmojë Maqedonisë dhe të përparojë në rrugën e saj evropiane”, thuhet në raport.
Sigurim i kësaj ndihme vjen si pasojë e konfirmimit të KE-së se vendi ka përmbushur obligimet politike relative në lidhje me marrëveshjet me BE-në.