Seanca parlamentare për inaugurimin e fitueses së zgjedhjeve presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova, u caktua për të dielën, 12 maj 2024 në ora 12:00. Më pas Siljanovska-Davkova do të duhet të bëjë betimin para deputetëve në largim. Afati i fundit për dërgimin e rezultateve përfundimtare në Kuvend nga KSHZ është nesër (e premte) deri në orën 19.00. Sipas KSHZ-së, nga 99,09 për qind e vendvotimeve të proceduara dhe 99,82 për qind votues të procesuar, për Siljanovska-Davkovën votuan 560.173 qytetarë. Kundërshtari Stevo Pendarovski mori 251.541 vota. Mandati pesëvjeçar i Pendarovskit përfundon më 12 maj. Presidenti i ri i Maqedonisë mandatin për qeverinë e re do t’ia ndajë fituesit të zgjedhjeve parlamentare, bashkëpartiak Hristijan Mickoski dhe partisë që e drejtoi atë, VMRO-DPMNE.