Në Strugë 267 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë për president dhe 281 për zgjedhjet parlamentare

Strugë, 7 maj 2024 (MIA) – Gjithsej 267 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm janë paraqitur për të votuar në kushte shtëpiake në Strugë dhe rajonin e Strugës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe 281 për zgjedhjet parlamentare, informon për MIA-n kryetari i Komisionit komunal zgjedhor, Minir Zhuta.

Sipas tij, në rrjedhë është grumbullimi i materialit zgjedhor nga këshillat zgjedhor, pas së cilës vijon votimi nga personat e sëmurë dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre.

Ai ka thënë se edhe 62 të burgosur nga komuna e Strugës do të votojnë në burgjet e vendit.

Komisioni komunal zgjedhor në Strugë, theksoi ai, është i gatshëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.

Në territorin e komunës së Strugës qytetarët do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 101 vendvotime.