Zgjedhjet Presidenciale/ Siljanovska për mandat të parë, Pendarovski për të dytin!

Kandidatë për president të ri të vendit, në rrethin e dytë janë Gordana Siljanovska Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovski që mbështetet nga Fronti Evropian.

Për president do të zgjidhet kandidati që do të fitojë shumicën e votave, nëse kanë votuar më shumë se 40% të qytetarëve. Nëse edhe në rrethin e dytë asnjë nga kandidatët nuk e fiton shumicën e nevojshme, përsëritet e gjithë procedura.

Nëse plotësohet censusi dhe zgjidhet presidenti i vendit, inaugurimi i tij duhet të bëhet më 12 maj.

Më 24 prill, në rrethin e parë, Gordana Siljanovska Davkova fitoi 363.085 vota, ndërkaq Stevo Pendarovski 180.499.

Në zgjedhje pati shtatë kandidatë. Jehona e zgjedhësve ishte 48.38% apo votuan 828.402 votues prej gjithsejt 1.814.317 votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Është hera e dytë që Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski përballen në zgjedhjet presidenciale.

Në zgjedhjet e vitit 2019 në rrethin e dytë fitoi Pendarovski.