
Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) njoftoi se çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre në Rripin e Gazës në të cilin Izraeli vazhdon sulmet prej 7 muajsh, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale X të UNRWA-së thuhet se “Lufta në Gaza vazhdon të jetë një luftë kundër grave”.
“Në Gaza e cila ndodhet nën sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 10 mijë gra dhe rreth 19 mijë të tjera janë plagosur. Çdo ditë 37 fëmijë humbasin nënat e tyre”, thuhet në deklaratë.
“Kushtet janë të tmerrshme, mbi 155 mijë gra shtatzëna ose që ushqejnë fëmijët me gji sigurojnë qasje në mënyrë shumë të kufizuar në ujë dhe produktet e higjienës”, theksohet më tej në deklaratë.