Zgjedhjet Presidenciale/ Osmani: Retorika e VMRO-së nacionalizëm hakmarrës!

Retorika dhe kërkesat e VMRO-DPMNE-së për 61 deputetë paraqesin nacionalizëm hakmarrës dhe për t`i përjashtuar shqiptarët dhe komunitetit tjera nga vendimmarrja – tha Kandidati Presidencial i Frontit Evropian, Bujar Osmani, gjatë një tubimi në Vrapçisht të Gostivarit.

“A nuk u dakorduam që ky shtet është I përbashkët? A nuk u dakorduam se ky shtet sa është i imi është i turqve, maqedonasve, boshnjakëve, romëve? A nuk u dakorduam se do të krijojmë mundësi të barabarta për secilin pavarësisht se prej ku vjen, cfarë gjuhe flet, cfarë feje ka, cfarë familje ka? Dhe, përsëri ne kemi zgjedhje ku kemi një alternativë nacionaliste që thotë ta kthejmë dinjitetin dhe ta kthejmë shtetin. Unë atë që e lexoj mes rreshtave është një nacionalizëm hakmarrës ndaj të gjithë ne. Është një kërkesë për 61 deputetë, që të na përjashton edhe ne, turqit, romët e boshnjakët, nga vendimarrja” – tha Bujar Osmani. /tvklan.mk/