Fronti n’shesh/ Grubi: Nesër nga qendra e Shkupit le të jehoi zëri i shqiptarëve në veshët e atyre që nuk na duan

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka ftuar të gjithë shqiptarët që të bashkohet në tubimin madhështor të Frontit Europian, që do të mbahet nesër më datë 21 prill, me fillim nga ora 20:00 në sheshin Maqedonia në Shkup.

Grubi shkruan se asnjë nga liderët e Opozitës shqiptare nuk reagoi kundër thirrjeve anti-shqiptare të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Postimi i plotë:

A reagoi ndonjëri nga shumë liderët e opozitës ndaj deklaratave antishqiptare të Mickovskit dhe VMRO-së si dhe të kërcënimeve të Levicës? A po s’guxojnë se ju kanë thënë: Shuj, zanin mos ta ni?

Maqedonia vetëm e maqedonasve e VMROsë dhe Levicës ndoshta vlen për flen, por se kalon dot vijën e Frontit, frontit të barazisë, frontit të integrimit, frontit europian.

Çu dil n’shesh, merri me vete krejt çka i njeh, bonju zo të gjithëve, le të jehojë kënga e Shkurtës e Ilirit bashkë me zërat tanë nga mesi i Shkupit në veshët e atyre që nuk duan ta dëgjojnë bashkë me mercenarët e tyre në opozitën “shqiptare”.

E diel, 21 prill, ora 20:00, Sheshi Maqedonia Shkup.