Gjatë ditëve të votimit, 24 prill dhe 8 maj, nuk do të realizohet procesi mësimorë. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës informojnë se ditët në fjalë do të zvëndësohen gjatë të shtunave, respektivisht më 18 maj dhe 1 qershor. Ky vendim nuk është pritur me entuziazëm nga Sindikata për Arsim dhe Shkencë, të cilët përmes një statusi në rrjetin social facebook kanë reaguar ndaj ministrisë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dal më vendim për të sqaruar dilemat nëse do të realizohet apo jo procesi mësimorë gjatë ditëve të votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Më datë 24 prill dhe më datë 8 maj, ditë kur qytetarët dalin në votime, nuk do të ketë mësim, por të njejtat do të zëvëndësohen në datat 18 maj dhe 1 qershor. Në vendimin e ministrisë thuhet se viti shkollorë do të përmbyllet me 180 ditë mësim dhe se pavarësisht zgjedhjeve, nxënësit nuk do të humbasin nga plani mësimorë.
“Për të përmbushur këtë, duke mos zgjatur vitin shkollor, ditët kur do të mbahen zgjedhjet do të kompensohen me organizimin e mësimit në datat 18 maj (e shtunë) dhe 1 qershor (e shtunë). 23 prilli dhe 7 maji, gjegjësisht ditët para votimit, do të jenë ditë pune për të gjitha shkollat. Gjegjësisht në shkollat në të cilat do të zhvillohet procesi zgjedhor, mësimi do të mbahet nga ora 07:00 deri në orën 11:00, me orë të shkurtuara mësimore për të gjitha paralelet gjegjësisht klasat. Në shkollat e tjera, në të cilat nuk do të votohet, mësimi zhvillohet si zakonisht dhe sipas orarit të caktuar ditor”
– thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ky vendim i dikasterit të Arsimit ka ngjallur pakënaqësi tek Sindikata për Arsim dhe shkencë. Në faqen zyrtare nga kjo Sindikatë kanë përkuar që ministria ta tërheq vendimin e sjellë.
“Që kur ditët jopune bëhen punë brenda natës? Ministri i Arsimit duhet të tërheqë menjëherë Njoftimin për shkollat, me të cilin u kërkohet të punojnë në ditët “jo pune” të shpallura nga Qeveria, për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme! Në fund të fundit, vitet e tjera shkollore kanë përfunduar dhe janë verifikuar nga ministri me më pak se 180 ditë pune, siç është viti shkollor 2021/22.” – thonë nga Sindikata e Arsimit dhe Shkencës.
MASH më tej rikujton se viti mësimor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor. Këtë vit nxënësit për herë të parë do të kenë pushim pranveror, i cili do të fillojë më 29 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj. /tvklan.mk/