“Nuk heqim dorë nga e ardhmja” është motoja me të cilën LSDM-ja dhe Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane do të dalin në fushatën për zgjedhjet parlamentare. Në fillim të fushatës, kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski theksoi se kanë plan solid dhe të realizueshëm që është shndërruar në program për katër vitet e ardhshme. Ai paralajmëroi, siç tha, luftë këmbëngulëse dhe vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit. Kovaçevski shtoi se fokusi kryesor mbetet anëtarësimi në BE. Manifestimi kushtuar fillimit të fushatës filloi me video-fjalimin e kancelarit gjerman, i cili është edhe kryetar i partisë simotër të LSDM- PES, Olaf Scholc, me mesazhin se për BE të fortë nevojitet proces i zgjerimit me Maqedoninë e Veriut.
“LSDM dhe Koalicioni janë parti me plan të qartë për standard jetësor evropian, vend të begatë dhe të zhvilluar, në të cilin funksionon demokracia, sundimi i ligjit, drejtësia sociale dhe ku mediat janë të lira, prandaj po shkojmë drejt fitores. Nuk ndalemi derisa ta bëjmë Maqedoninë pjesë të Evropës – nuk ka dorëzim”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk