Zgjedhjet parlamentare 2024/ Kodeksi për zgjedhje të drejta nuk u nënshkrua nga të gjithë partitë!

Përfaqësues të koalicioneve dhe partive politike në vend sot u mblodhën në Kuvend për nënshkrimin e Kodeksit për zgjedhje parlamentare të drejta dhe demokratike.

Pavarësisht pjesëmarrjes, disa nga përfaqësuesit politik vendosën të mos e nënshkruajnë Kodeksin në fjalë, sepse vlerësojnë se zgjedhjet nuk do të jenë të drejta, por kriminale.

Pakënqaësia e tyre lidhej kryesisht më mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore.

“Më duhet të theksoj se kemi nëhskruar vetëm formalisht. Sa janë demokratike dhe të drejta dhe sa zgjedhjet japin mundësi të barabartë për të gjithë, atë e vërteton më së miri realiteti. Subjektet e mëdha politike  për reklamim politik do të marrin 9 milion euro nga paratë e qytetarëve, ndërsa partitë e vogla do të marrin nga 8 mijë euro”, tha Maksim Dimitrievski.

“Nuk e nënshkrova  Kodeksin. 05:41 Sepse këto zgjedhje nuk do të jenë të drejta, përkundrazi do të jenë kriminale, siç ka ndodhur gjithmonë deri tani. Kjo sepse, para 20 vjetësh në në Kuvend në mënyrë të paligjshme është  miratuar  Kod Zjgedhor kirminal, I cili bën diskriminim, monopol, për partitë që kanë deputetët e tyre në  Kuvend”, tha Jorgo Ognenovski.

“Nuk e nënshkrova Kodeksin për dy arsye. E para është mënyra e financimit të zgjedhjeve parlamentare, ku shuma marramendëse ndahen vetëm për  katër parti politike, ndërsa për të tjerët jepen thërrime. Ideja e financimit shtetërorë të fushatës zgjedhore është që të ngritet pluralizmi politik, pra që të mbështeten ide të reja. Dhe më e habitshmja është që me ligj ndalohet çfarëdoplloj financimi tjetër”, tha Stevçe Jakimovski.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, tha se ky akt është shprehje e vullnetit për ruajtjen e integritetit të procesit demokratik.

Sipas tij, Kodeksi ka të bëjë me respektim të parimeve bazë të përcaktuara me institucionet ndërkombetare , si: sundim i  të drejtës, zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, pra se nuk do të ushtrohet ndikimj ndaj  të punësuarve në institucionet shtetërore dhe as ndaj qytetarëve, ndalim i gjuhës së urrejtjes, ndalim I cfarëdolloj diskriminimi.

Respektimi I Kodeksit në fjalë nuk është i detyrueshëm, por bazohet në vlerat morale dhe  etika e aktorëve politik.  Fushata për zgjedhjet parlamentare nis nesër, ndërsa dita e votimit është 8 maji./tvklan.mk