Presidentin e zgjedh Kuvendi/ Grubi: Kusht për votat e BDI-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale!

Presidenti I vendit, në të ardhmen të zgjidhet në Kuvend. Ky është kushti, që në rrethin e dytë, votat e BDI-së të shkojnë për njërin nga dy kandidatët, nëse Bujar Osmani nuk arrinë të ketë vota të mjaftueshme.

Oferta erdhi nga Zv/Kryeministri Artan Grubi, gjatë një interviste për Tv Sitel.

“Kërkojmë që Presidenti të zgjidhet në Kuvend me shumicë prej 2/3 plus me shumicë Badenteri, që do të siguronte edhe konsensusin shoqëror, që mund të keqpërdoret nga LSDM dhe VMRO DPMNE bashkë dhe t`i mbivotojnë bashkësitë tjera, për shkak se bashkë kanë 80 deputetë dhe për këtë shkak që të përmbushet edhe vullneti I komuniteteve tjera, imponojmë zgjidhje me shumicën e Badenterit”, tha Grubi.

Kjo deklaratë e Grubit, nga VMRO-DPMNE është vlerësuar si ultimatum. Ata kërkojnë përgjigje nga Pressidenti aktual Stevo Pendarovski.

DRAGAN KOVAÇKI – VMRO DPMNE

“Stevo Pendarovski është I obliguar të përgjigjet nëse pranon ultimatumin e BDI-së. LSDM-ja dhe Pendarovski duhet të përgjigjen nëse do ta shkelin vullnetin e qytetarëve dhe do të lejojnë të zgjidhet presidenti në Kuvend”, tha Kovaçki.

Nga shtabi I kandidatit presidencial, lidhur me këtë temë, janë prononcuar shkurt.

SHTABI I PENDAROVSKIT

“Pendarovski është prononcuar për këtë temë. Çështja është nëse DPMNE-ja e ka ndryshuar qëndrimin?”, thanë nga shtabi i Pendarovskit.

Me goditjet e ulëta ndaj Stevo Pendarovskit, VMRO-DPMNE rikthen fjalorin e 27 prillit – thonë nga LSDM-ja.

“Në mungesë të planit dhe programit, në panikë nga disfata në zgjedhje, DPMNE-ja po kalon në diskreditime personale dhe kërcënime të hapura ndaj kandidatit qytetar Pendarovski. Asgjë nuk ka ndryshuar në DPMNE, është partia e njëjtë nga e kaluara”, tha Kaevski.

Idenë që Kuvendi ta zgjedh Presidentin e vendit, u aktualizua nga lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, por ishte hedhur poshtë nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.

Nga VMRO-DPMNE e kishin quajtur ide nacional – romantike në mungesë të argumenteve reale, kurse LSDM-ja kishte pohuar se këtë ide e kanë hedhur poshtë qysh në vitin 2019./tvklan.mk/