Në rajonin e Ohrit dhe Strugës ka një përqindje të lartë të vaksinimit tek fëmijët.
Në Strugë 98,9% e më të rinjve janë të imunizuar kundër poliomielitit dhe difterisë, ndërsa në Ohër 82% dhe është duke u bërë vaksinimi urgjent. Mjekët u bëjnë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre dhe theksojnë se imunizimi është ai që parandaloi sëmundjet e së shkuarës që morën shumë jetë, përcjell “Sitel”.
“Në shekullin e 21-të, nuk duhet të rrezikojmë me vetëdije shëndetin e fëmijëve dhe t’i ekspozojmë ata ndaj rrezikut të sëmundjeve që mund të parandalohen me vaksina që janë provuar të jenë të sigurta dhe shumë efektive”, thonë mjekët.
Prindërit duhet të dinë se vaksinimi i rregullt në fëmijëri është mënyra më e sigurt, më e lehtë dhe më efektive për të mbrojtur shëndetin në fëmijëri dhe gjatë gjithë jetës duke shmangur vaksinimin, shfaqen epidemitë dhe sëmundjet e zhdukura të së shkuarës kthehen.