
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se me vendim të seancës së 14-të të qeverisë – 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) janë shpallur ditë jo pune për të gjithë qytetarët.
“Duke marrë parasysh Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për President të Maqedonisë, si dhe Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për deputetë në Kuvend, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se me vendim të seancës së 14-të të qeverisë – 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) janë shpallur ditë jo pune për të gjithë qytetarët”.
“Si ministri i rekomandojmë të gjitha institucioneve dhe punëdhënësve nga sektori privat në territorin e Maqedonisë që në ditët jopune t’i zbatojnë konkluzionet e Qeverisë në mënyrë që çdo qytetar të mund të ushtrojë të drejtën e tij të votës në njësinë zgjedhore në të cilën ai është i regjistruar”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.