Punëtorët Shëndetësor protestuan sot para Ministrisë, kjo është kërkesa e tyre

“Menjëherë pas formimit të qeverisë së re duhet të nënshkruhet aneksi i Marrëveshjes Kolektive”, thanë sot punëtorët shëndetësorë nga protesta para Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata kërkuan nga partitë politike që pretendojnë të vijnë në pushtet, të ulen me sindikatat në një tryezë të përbashkët dhe të bien dakord në letër se çfarë premtojnë në programet parazgjedhore dhe pastaj ta zbatojnë atë.

Nëse nuk plotësohet kërkesa për nënshkrimin e një aneksi, punonjësit e shëndetësisë kanë paralajmëruar protesta më masive.