Shkup, 6 prill 2024 (MIA) – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar-shkurt 2024, është 1 207.9 milionë euro, me ç’rast shënon ulje prej 9.9 % krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Vlera e mallit të importuar, në janar-shkurt të vitit 2024, është 1 744.7 milionë euro, që është për 1.1 % më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në janar-shkurt të vitit 2024, është 536.8 milionë euro. Mbulimi i importit me eksport, në janar-shkurt të vitit 2024, është 69.2 %.
Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avionë ose anije, prodhime plastovale nga hekuri apo çeliku i paleguar, të paplatinizuar ose të pa veshur nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike.
Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.