
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit mars të vitit 2024, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024, është rritur për 0.2 %.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në mars të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 6.0 %.
Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet Ushqim për 0.3 % dhe Pije alkoolike për 0.1 %.
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – mars 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 6.2 %, dhe krahasuar me dhjetorin 2023 është rritur për 0.7 %.