Nepalez dhe filipinas janë të angazhuar në restorante në Strugë dhe Ohër

Nepalez dhe filipinas janë të punësuar në objektet e gastronomisë në Ohër. Numri i tyre pritet të rritet me sezonin turistik – dhe pronarët e bizneseve për t’i punësuar duhet të plotësojnë kushte të caktuara, të nënshkruajnë kontrata me ta të vlefshme për të paktën një vit, t’u sigurojnë atyre strehim dhe një vakt të paguar gjatë ditës, si dhe paga të denja.

“Ka kuzhinierë, ndihmës kuzhinierë, kamerierë që e njohin gjuhën dhe shpresojmë të kemi një sezon të suksesshëm me ata punonjës, ne u ofrojmë atyre një pagë solide, akomodim dhe ushqim, kjo është brenda orarit të punës dhe të gjitha rregulloreve ligjore, ne punojmë me të huajt 90% dhe anglishtja është e rëndësishme për ne, dhe të gjithë ata që vijnë do të dinë anglisht”, tha Musa Rashid-pronar i një hoteli.
Por Rashidi thotë se ishte e vështirë t’i sillje këta njerëz.

“Ishte e vështirë t’i sillje ato sepse administrata është e ngadaltë në vendin tonë, kështu që na u desh të gjenim një agjenci punësimi nga Serbia apo vende të tjera, që të ishim në gjendje t’i sillnim ato nëpërmjet tyre”, u shpreh Musa Rashid-pronar i një hoteli.

Gastronomët janë të vetëdijshëm se mënyra e vetme për t ‘i kthyer at që largohen për në Kroaci në muajt e verës, është rritja e pagave, por ata thonë se tani për tani nuk mund të arrijnë standardin evropian.

“Shpresoj se do të gjejmë ndonjë modus operandi, një pjesë të njerëzve që planifikojnë të largohen t’i mbajmë këtu, me paga më të larta dhe përfitime më të mëdha. Personalisht besoj se nëse ato paga që u jepen të huajve u jepen stafit vendas, stafi ynë nuk do të ketë nevojë as të dalë jashtë”, deklaroi Ana Jançeva-menaxhere e hotelit në Strugë.

Rreth 1,000 të huaj pritet të mbërrijnë për punë në qendrat turistike këtë verë. /Alsat.mk