Forcat ruse sulmuan gjatë natës Ukrainën me dronë dhe raketa, duke vrarë të paktën tetë persona dhe plagosur të paktën 10 të tjerë në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, thanë zyrtarët të shtunën.
Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Syniehubov tha se sulmet me raketa në qytet dëmtuan godina banimi, një pikë karburanti, një kopsht fëmijësh, një kafene dhe pikë shitjesh makinash.
Rusia goditi me 32 dronë Shahed të prodhuar nga Irani dhe gjashtë raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, sipas komandantit të forcave ajrore.
Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan tre raketa kruz dhe 28 dronë, tha në një deklaratë gjeneral lejtnant Mykola Oleshchuk.