Skuadra e Voska Sport në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës ka krijuar epërsi prej dy golave pasi në stadiumin e qyetit në Ohri mundi Makedonija Gj.P me rezultatin 2-0, që paraqet një epërsi e mirë.
Voska Sport që drejtohet nga trajneri Srgjan Zaharievski në ndeshejn e sotme ishte superior gjatë gjithë takimit duke krijuar raste të shumta ku rezultati mund të ishte edhe më I thell, por reparti I sulmit realizoi vetë në raste.
Kështu dy golat u shënuan në pjesën e parë dhe ate një hapsirë kohore brenda dy minutave së pari shënoi Medin Bajrami në minutën e 38 me një goditej precise me kokë, ndërsa vetëm pas një minuti Gjeorgiev realizoi edhe golin e dytë pë rezultatin 2-0 pë Voska Sport.
Kujtojmë se dje në ndeshjen e pare gjysmëfinaliste Shkupi dhe Tikveshi luajtë pa gola 0-0.
Ndeshjet kthyese të gjysmëfinales së kupës janë caktuar më 17 prill me fillim në ora 15:00, Fituesit nga kët ndeshje do të përballen në edicionin e 31-të radhë Finalja e Kupës së RMV-së./tvklan.mk