TRAJTIM MË DINJITOZ PËR PENSIONISTËT!
Si është gjendja materiale e njeriut në shoqëri ashtu është edhe jeta e tij. Jeta para syve tanë paraqitet me madhështinë e saj më të plotë. Por kjo madhështi sot është si gjëja e çmuar që ka humbur në rërë. Dikur utopistët lumturinë njerëzore e kërkonin në dinjitetin njerëzor, ëndërronin për një shoqëri ku nuk do të ketë as njerëz të poshtëruar dhe as të nënçmuar. Shoqëria liberale e ndryshoj rrugën e lumturisë, dinjitetin njerëzor, e vendosi pas pasurisë dhe interesave. Shoqëria është polarizuar në njerëz që janë shumë të pasur dhe në ato që jetojnë në pragun e varfërisë. Brez pas brezi njërëzit kanë krijuar,kanë ndërtuar, i kanë përcjellur përvojat e tyre,kanë shpikur teknologji të panumërta, institucione dhe sisteme të ndryshme.Njerëzit që me dekada kanë punuar dhe krijuar në një realitet të dhënë historik të udhëhequr nga normat morale dhe vlerat e caktuara për një shoqëri të shëndoshë, sot janë -pensionistët. Frytet e pensionistëve sot i gëzojnë edhe ato që qeversin dhe i sjellin ligjet! Rritja e pensioneve me 5% është larg logjikës dhe interesit të përgjithshëm, është një “geronticid” (vrasje) financiare e pleqve që jetojnë me të ardhura minimale.
Rritja minimale e pensioneve është një shkathtësi “xhongleristi” se qeveria mendon për këtë kategori të qytetarëve dhe mënyrë për ti bindur se nuk janë të harruar nga shoqëria! Pensionistët që e kalojnë muajin me një pension minimal, jetojnë në kushte që e mohojnë natyrën e tyre njerëzore! Nuk ka dhimbje më të madhe për qytetarët e moshës së tretë që jetojnë me kujtimet nga kaluara, në kohën kur kanë nevojë për më shumë përkrahje materiale dhe lumturi! Është çnjerzore ti nënçmojmë njerëzit prej të cilëve jemi të bekuar!
ПОДОСТОИНСТВЕН ТРЕТМАН ЗА ПЕНЗИОНЕРИТЕ!
Каква е материјалната состојба на човекот во општеството,таков е и неговот живот.Животот пред нашите очи е претставен во неговата целосна величественост. Но, оваа величенственост денес е како скапоценото нешто изгубено во песокот. Утопистите човечката среќа ја бараа во човечкото достоинство, сонуваа за општество каде нема да има ниту понижени, ниту омаловажувани луѓе. Либералното општество го промени патот на среќата, човечкото достоинство го стави зад богатството и интересите . Општеството е поларизирано на луѓе кои се многу богати и оние кои живеат на работ на сиромаштијата ! Генерација по генерација, луѓето создавале, граделе, ги пренесувале своите искуства, измислиле безброј технологии, институции и различни системи.Луѓето кои со децении работеле и создавале во една дадена историска реалност водени од моралните норми и одредени вредности за да градат едно здраво општество денес се- пензионери. Плодовите на пензионерите денеска ги уживаат и тие што владеат и ги носат законите! Зголемувањето на пензиите за 5% е далеку од логиката на општиот интерес, тоа е финансиски „геронтицид“ (убиство) на старите лица,кои живеат со минимални приманња.
Минималното покачување на пензиите една „жонглерска„ вештина дека власта мисли за оваа категорија на граѓани и начин за убедување дека не се заборавени од општеството. Пензионерите кои месецот го поминуваат со минимална пензија, живеат во услови кои ја негираат нивната човечка природа! Нема поголема болка за граѓаните од третата доба кои живеат со спомените од минатото, во времето кога им треба повеќе материјална поддршка и среќа! Нехумано е да ги омаловажуваме луѓето од кои сме благословени!
-Prof.Muhamet Borova