Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, gjatë fjalimit tij theksoi se janë bërë bashkë për dashurinë që e kanë ndaj kombit, ndaj gjuhës si dhe për gjeneratat e ardhshme.
“Ne po bëhemi bashkë për të parandaluar rreziqet që na vijnë nga Lindja dhe sa më shpejtë këtë vend të gjithë komunitetet t’i bëjmë pjesë e Perëndimit. Nuk jemi këtu kundër askujt. Dua ta jap një apel tek të gjithë. Partitë politike dhe organizimet politike nuk bëhen nga inati politik. Bëhen për dashurinë që ke ndaj kombit, gjuhës, gjakut të cilin ti e ke”, u shpreh Sela. /SHENJA/