
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmë ishte i ftuar për iftar nga shoqatat e komuniteti turk në vend. Ministri theksoi rëndësinë e turqve në Maqedoninë e Veriut, si pjesë vitale e demokracisë sonë multietnike.
“Marrëveshja e Ohrit ka fuqizuar rolin e komuniteteve, duke krijuar mekanizma që mos të mbivotohen dhe të fiton shumica mbi komunitetet tjera. Nga MO kemi përfituar të gjithë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ata që janë përfitues të MO-së të jenë bashkë”, tha mes tjerash në fjalimin e tij drejtuar organizatorëve dhe mysafirëve në iftar.