
Televizioni Klan Maqedoni merr vesh eksluzivisht që Kurto Dudush, ish deputet dhe aktualisht Kryetar i komunës së Shuto Orizares në Shkup, ështe takuar sot me Kryetarin e Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti.
Sipas informacioneve, Ahmeti dhe Dudush janë dakorduar që ky i dyti t’i bashkangjitet Frontit Europian.
Ndryshe, pak ditë më parë Frontit Europian i është bashkuar edhe partia Lëvizja Popullore e drejtuar nga Skender Rexhepi Zejdi që nënshkroi marrëveshje për koalicion me BDI dhe Ali Ahmetin, ndërsa nesër pritet që Frontit Europian t’i bashkohet edhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit dhe Partia Demokratike Europiane që drejtohet nga Arjanit Hoxha, duke nënshkruar marrëveshje koalicioni në Tetovë, me fillim në ora 12:00 tek Pallati i Kulturës.