Moti/ Java e ardhshme nis me reshje – nuk përjashtohet dëbora në viset malore?!

Metereologët paralajmërojnë se nga e diela pasdite vendi do të përfshihet nga reshje shiu që vende – vende do të jenë të rrëmbyeshme të shoqëruara me erë të fuqishme.

Metereologu Slavço Poposki gjatë së premtes në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, nuk përjashton mundësinë që në vise malore të ketë edhe reshje të borës, kurse kufiri mund të zbresë nën 1.000 metra lartësi mbidetare.

“Të dielën vonë pasdite dhe në mbrëmje presim ndryshim të motit, me erë mesatare dhe të përforcuar nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor dhe reshje të përkohshme shiu. Gjatë natës midis të dielës dhe të hënës, por edhe të hënën paradite presim një depërtim të masës së ftohtë ajrore nga veriu që do të kushtëzojë me reshje më intensive shiu, por për shkak të rënies së temperaturave në viset malore në pjesën veri-perëndimore të vendit presim reshje dëbore, kurse kufiri mund të zbresë nën 1.000 metra lartësi mbidetare”, tha Slavço Poposki.

Java e ardhshme do të sjellë temperatura më të ulëta në vendin tonë por edhe reshje shiu me destabilzime lokale.

Por, metereologët thonë se përkeqësimi I motit do të jetë afatshkurtër, pasi për fundjavën e ardhshme Ballkani dhe Maqedonia pritet të jenë nën ndikimin e një mase më të ngrohtë ajrore nga viset veriore të Afrikës që do të rezultojnë me temperatura mbi 25 gradë Celsius./tvklan.mk