Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë ku u shpreh se rënia e Ukrainës është e afërt.
Macron zhvilloi një takim politik në Pallatin Elysee ku ndër të tjera u diskutua edhe për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian.
“Ukraina mund të bjerë shumë shpejt,” mësohet të ketë thënë Macron gjatë takimit, rrëfeu një pjesëmarrës.
Më herët, në një konferencë për shtyp me presidentin çek Petr Pavel, Macron tha se vendet evropiane nuk duhet t’i vendosin kufij vetes kur bëhet fjalë për të ndihmuar Ukrainën për të parandaluar përhapjen e ndjesive të humbjes.
Macron theksoi rëndësinë e sigurimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe shprehu mbështetjen për nismën çeke për të blerë predha artilerie nga vende të treta jashtë BE-së.