Nuk u miratua Ligji për Lojërat e Fatit, mbyllet procedura

Sipas njoftimit nga Kuvendi, thonë se Ligji për Lojërat e Fatit nuk ka kaluar, respektivisht vetëm 51 deputetë votuan “për”, ndërsa nevojiteshin 61 vota.

“Gjatë vendimmarrjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Zbavitëse, në seancën e 145-të, Ligji mori 51 vota “Për”, që do të thotë se nuk janë plotësuar kushtet për miratimin e ligjit dhe kështu përfundon procedura sipas atij Ligji. Konstatimi i Kryetarit të Kuvendit me rastin e vendosjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërave Zbavitëse i referohej shumicës së nevojshme për miratimin e këtij ligji në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.