Mbrojtja dhe ndihma e civilëve duhet të jetë përgjegjësia kryesore e Izraelit në Rripin e Gazës. Kështu u shpreh Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Gjatë një deklarate për gazetarët, Blinken tha se përkundër përpjekjeve që Izraeli po bën për të luftuar Hamasin, ndihma ndaj civilëve është kryesorja.
“Ne shikojmë nga qeveria e Izraelit për t’u siguruar që ky është një prioritet. Mbrojtja e civilëve, marrja e njerëzve për ndihmën që u nevojitet – kjo duhet të jetë puna numër një, edhe pse ata bëjnë atë që është e nevojshme për të mbrojtur vendin dhe për t’u marrë me kërcënimin e paraqitur nga Hamasi”– tha Blinken.
Zyrtari i lartë i SHBA-ve, foli me homologët e tij nga Britania, Qiproja, Bashkimi Evropian, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbi një iniciativë të shpallur javën e kaluar që ushtria amerikane të ndërtojë një port të përkohshëm në Mesdhe për të sjellë ndihma. Anijet e ushtrisë amerikane u nisën nga një bazë në Virxhinia të martën, duke mbajtur rreth 100 ushtarë dhe pajisje që do t’u nevojiten për të ndërtuar portin e përkohshëm në bregdetin e Gazës.
Kur porti të ndërkohet do të ketë deri në 2 milionë vakte në ditë ndihma në Rripin e Gazës, ku Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë.