
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së, njofton besimtarët muslimanë se Muaji i Bekuar i Ramazanit fillon ditën e hënë më 11 Mars 2024.
“Me rastin e fillimit të këtij muaji të bekuar, urojmë besimtarët e vendit, të diasporës dhe të gjithë botës, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara”, shkruhet në njoftimin e BFI-së.