
Në konventën e organizuar sonte në Shkup, nga BDI-ja po marrin pjesë rreth 5 mijë persona, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 09.03.2024 në ora 18:15 në rrugën Lazar Liçenovski në QSR Kale ka filluar konventa e organizuar nga partia politike Bashkimi Demokratik për Integrim, gjatë së cilës janë tubuar rreth 5000 qytetarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
BDI sonte ka mbajtur në Shkup, konventën për promovimin e kandidatit për president Bujar Osmani.