NJË QASJE RETH ROLIT TË GRUAS!

NJË QASJE RETH ROLIT TË GRUAS!
Në shumë shtete 8-të marsi, festohet në mënyra të ndryshme, pa u definuar a është festë ose protestë! Në vendin tonë dita e gruas shënohet si festë me shëtitje, dhurata, dreka dhe darka! Dita e gruas është porosia se pozita e saj është e pacënueshme! Dikur gruaja shiheshte si shërbetore,sot si një “yll” ndriçues! Forca e gruas është më e madhe se forca e një “armate”! Para mbretit çdo herë populli përkulet ,kurse mbreti përkulet vetëm para gruas! Ingjenioziteti i gruas shihet në univerzalitetin e saj! Punon pa pagesë në shtëpi si amvise, por punon edhe për të ardhura si mjeke,gazetare, arsimtare, juriste,motër medicinale… duke e ruajtur integritetin e saj me ndikim pozitiv ndaj rrethit! Zoti femrën e ka bërë që të jetë “stolia” më e mirë e botës dhe nga ana tjetër e ka bërë si një “robot biologjik” që me fisnikëri ti përballojë peripecit e jetës! Grua është një fenomen që jetën e bën të mrekullushme! Vetëm për shtetin dhe për gruan asgjë nuk është e pamundshme! Një grua e cila dëshiron fustan të mirë edhe në shkretëtirë do ta gjejë fustanin e mirë! Sikur bota të ishte pa femra , e tërë bota do të ishte në heshtje absolute ! Gëzuar 8 marsin!

-prof.Muhamet Borova