
Nga ana e Inspektoratit të Tregut janë lëshuar dy vendime për mbylljen e marketeve, informon drejtori i Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) Goran Trajkovski në profilin e tij në Fejsbuk dhe paralajmëron se do pasojnë kontrolle të përforcuara te tregtarët me pakicë dhe shumicë.
“Shpreh mirënjohje për numrin e madh të kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë pranuar t’i ruajnë çmimet e garantuara të produkteve ushqimore bazë. Apeloj të njejtën ta bëjnë edhe tregtarët me shumicë (furnizuesit)”, tha Trajkovski.
Drejtori i ISHT-së në postimin e tij në Fejsbuk, thotë se askush nuk duhet të shkelë ligjin dhe të manipulojë me konsumatorët.