Në portin e Odesës u zhvillua takimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Gjatë këtij takimi Rusia sulmoi duke lëshuar raketë balistike. Nga shpërthimi humbën jetën tre persona, ndërkohë misioni grek gjatë sulmit nuk u rrezikua.
Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar liderët botërore duke dënuar këtë sulm.
“Sulmet në Odessa “dëshmojnë se ndihma ushtarake për Ukrainën është urgjente”, thuhet në reagimin e Shtëpisë së Bardhë.
Gjithashtu kryeministrja italiane Giorgia Meloni dënoi ashpër këtë sulm, të ndodhur gjayë takimit mes Zelenksyt dhe kryeministrit grek.
“Ky akt i fundit i frikësimit rus nuk do të ketë asnjë efekt dhe nuk do të dobësojë rezistencën ukrainase, përkrah së cilës Italia dhe qeveria e saj janë rreshtuar pa u dorëzuar”, tha ai.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, gjithashtu dënoi sulmin në Odessa.
“Askush nuk është i frikësuar nga kjo përpjekje e re ndaj terrorizmit, sigurisht jo populli i guximshëm ukrainas. Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë me Ukrainën.”, tha Meloni.