
Në Prekaz të Skenderajt janë ndezur zjarret.
Me këtë nis ajo që njihet si Nata e Zjarreve, e që shënohet për vitin e 25-të me radhë për të nderuar veprën e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.
Nata e Zjarreve shënon ditën e tretë dhe të fundit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që simbolizojnë luftën treditore të Familjes Jashari me forcat serbe.