Ali Ahmeti: Të shtunën nga Shkupi e nisim rrugëtimin drejt Presidentit të parë shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim fillon zyrtarisht konventën promovuese për kandidatin e tyre për president të vendit, Bujar Osmanin.

Manifestimi qëndror do të mbahet më datë 9 mars, ditën e shtunë, me fillim nga ora 18:00 në qendrën sportive “Kalaja” në Shkup.

Njoftimin e ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq, motra e vëllezër,
Ejani të shtunën, më 9 mars 2024, në ora 18:00, në qendrën sportive “Kalaja” në Shkup, ta nisim bashkë edhe një rrugëtim të guximshëm drejt rrënimit të të gjitha paragjykimeve, barazisë së plotë dhe zhbllokimit të rrugës europiane duke i thënë JO Rusisë, po Europës!
#bashkë