
FORUMI DIPLOMATIK NË ANTALI
Është kritike për Maqedoninë e Veriut që të ruajë parashikueshmërinë strategjike tani, prandaj është koha për veprim të shpejtë dhe vendimtar – ky ka qenë mesazhi i Ministrit të Jashtëm, Bujar osmani, në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë, ku iu drejtua panelit me temën “Sfidat dhe mundësitë e Ballknit” kushtuar zhvillimeve të fundit gjeopolitike në Ballkan, sfidat specifike dhe zgjidhjet e mundshme për të garantuar stbilitet dhe paqë në rajon.
“Është koha për aksion të shpejtë dhe me vendosmëri. Ballkani pret hapa të guximshëm dhe rrugë të qartë për zgjerimin e ardhshëm dhe vizion afatmesëm për rajonin tonë, për të arritur qëllimin përfundimtar – anëtarësimin fuqiplotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian” – ka deklaruar Bujar Osmani në Forumin Diplomatik në Antali. /tvklan.mk/