MPB: Në tubimin e opozitës kanë marrë pjesë 2.500 qytetarë

Sonte në Gostivar është mbajtur konventa promovuese e kandidatit për president nga opozita shqiptar, Arben Taravari.

Opozita përmes fotografive të shpërndara pretendon se në këtë tubim ka pasur mbi 10 mijë persona pjesëmarrës, por të dhënat zyrtare flasin ndryshe.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në tubimin e njoftuar nga kandidati për president, Arben Taravari në sallën e sportit në Gostivar ka pasur rreth 2.500 pjesëmarrës. Njëkohësisht, kapaciteti i sallës sportive Rinia nuk tejkalon mundësinë për të akomoduar më tepër se 3.000 njerëz.

Ky informacion zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar pretendimet e eksponentëve të opozitës për pjesëmarrjen në këtë tubim./tvklan.mk