
Gjatë javës së tetë të vitit 2024 (19-25 shkurt 2024), janë raportuar 820 raste të sëmundjeve të ngjashme me gripin/grip, që është për 40.8 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Numri i personave të regjistruar këtë javë krahasuar me javën e 8-të të sezonit të kaluar është ulur me 6.0%, dhe krahasuar me numrin e javës së 8-të të kurbës tipike të epidemisë, është më i ulët për 67.4%, thonë nga Instituti për Shëndet Publik.
“Përsa i përket shpërndarjes së moshës, 496 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 178 janë fëmijë 5-14 vjeç, 74 janë mbi 65 vjeç dhe 72 janë fëmijë të moshës 0-4 vjeç. Incidenca më e lartë është tek fëmijët e moshës 5-14 vjeç.
Më së shumti të sëmurë janë raportuar në Kavadar – 180 dhe në Strumicë – 134, ndërsa në qytetet tjera numri i rasteve të raportuara është nën 100.
Gjatë kësaj jave janë raportuar dy vdekje nga gripi. Viktimat janë të moshës 49 dhe 65 vjeçare nga Shkupi dhe Velesi të cilët më 8 shtator.